Konkurse

Kompani për dizajnim dhe shtyp të produkteve29 dhjetor 2014OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturor të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Të gjitha këto produkte do të hartohen në shtatë gjuhë të ndryshme (shqip, serbisht, turqish, anglisht, frengisht, gjermanisht dhe italisht). Për dizajnimin/rradhitjen, zhvillimin e hartave dhe shtypin e të gjitha këtyre produkteve, EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një kompani profesionale të dizajnit dhe shtypit, për çka ju ftojmë që të dërgoni ofertën tuaj bashkë me dokumentet përcjellëse.
Profesionistë me angazhim të përkohshëm (konsulentë)25 nëntor 2014OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturore të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Për hartimin e këtyre produkteve turstike, EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një numër profesionistësh për angazhim të përkohshëm (1 deri 3 muaj). Pozitat për të cilat ju ftojm të aplikoni
Thirrje për aplikim04 shtator 2014EC Ma Ndryshe ka nisur zbatimin e pilot veprimit “HAJDE!”, që synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive në mesin e të rinjve dhe mbrojtjen/promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren. Aktiviteti qendror i “HAJDE!” do të jetë punëtoria pesë ditore e zejes së filigranit, për të cilën EC Ma Ndryshe ka shpallur thirrjen për aplikim, për pranimin e dymbëdhjetë të rinjve për punëtorinë e Filigranit, që mbahet prej 24 – 28 shtator 2014, në Prizren.

Shkarko Thirrjen e plotë

Shkarko Formën e aplikimit
Thirrje për propozime16 qershor 2014EC Ma Ndryshe fton personat e interesuar të aplikojnë me ide kreative për realizimin dhe ekzekutimin e veprave (intervenimeve) artistike në hapësirën publike të qytetit të Prizrenit. Intervenimet duhet të realizohen në hapësirë publike, dhe autorët mund të përdorin cilëndo formë të shprehjes artistike (kreative). Intervenimet duhet të artikulojnë një ose më shumë çështje (shqetësime) publike të qytetit të Prizrenit dhe të ekzekutohen në bashkëpunim me komunitetin (kryesisht nxënësit dhe studentët).

Shkarko thirrjen e plotë

Shkarko Formën e Aplikimit