Projektet

Qyteti gjithëpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren

Projekti tenton të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë: gratë (amvise, nëna, gra të punësuara, OJQ-të që merren me të drejtat e gruas, nënat e vetmuara, strehimoret), pleqtë (pensionerët, shoqatat e pensionistëve), të rinjtë (nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, OJQ-të e të rinjve, studentët, shoqatat studentore, shoqatat sportive, të rinjtë të papunë, të rinjtë të punësuar, prindërit, personeli i shkollës), personat me nevoja të veçanta (personat me nevoja të veçanta [fëmijë, të rinjë, pleq], anëtarët e familjes, OJQ-të që punojnë me njerëzit me nevoja të veçanta, profesionistët mjekësorë, shkollat speciale), banorët e lagjeve të varfëra, (zyrat komunale lokale, OJQ-të humanitare, Qendra për ndihmë sociale, Qendra për Punësim, të pastrehët), kultura dhe trashëgimia kulturore (artistët, aktivistë të OJQ-ve kulturore, kultura, zejtarët, profesionistë të trashëgimisë kulturore, planifikuesit urban, arkitektët, institucionet publike kulturore, hulumtuesit, kolonist të Qendrës Historike) dhe mjedisi (ambientalistët, OJQ-të mjedisore, institucionet publike të mjedisit, planifikuesit urban, arkitektët, hulumtuesit, komuniteti)

Aktivitetet kryesore
Aktivitetet kryesore të projektit përmes të cilave do të implementohen objektivat e projektit janë:

  • Informimi publik,
  • Fokus Grupe (identifikimi i nevojave),
  • Fokus Grupe (punëtori vizionuese),
  • Debate,
  • Raporte (raportete e hulumtimeve të kryera në kuadër të projektit),
  • Hulumtimi mbi gjendjen ekzistuese urbanistike në Komunën e Prizrenit si dhe identifikimin e nevojave të qytetarëve,
  • Avokim,
  • Institucionalizimi i metodologjisë së pjesëmarrjes,
  • Dokumentimi dheKonferenca Vjetore.


Të arriturat
Deri tani janë realizuar të gjitha aktivitetet e planifikuara për vitin e parë të implementimit të këtij projekti. Gjatë vitit 2013 janë realizuar 28 fokus grupeve me 7 grupe të komunitetit, debate me 7 grupe të komunitetit, nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me qeverinë lokale (Departamenti i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), dy hulumtimi (anketime) me 500 respondentë si dhe analizat përkatëse mbi planifikimin urban me pjesëmarrje. Paralelisht me këto aktivitete, EC Ma Ndryshe ka avokuar për nevojat dhe kërkesat e grupeve të ndryshme të komunitetit, dhe si rezultat, janë shtruar disa pjerrina për pesonat me karrocë, ështe bërë rregullimi dhe ndërrimi i disa shtyllave elektrike nga KEDS-i në lagjen Arbana të Prizrenit, si dhe janë vendosur shportat për hudhjen e mbeturinave në rrugën për në Kalanë e qytetit. Ky projekt përkrahet nga SIDA Olof Palme International Center që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.