Projektet

Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë

Projekti synon lidhjen e qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë përmes aktiviteteve të ndryshme në teren dhe për rritjen e vetëdijes, për të adresuar sa më mirë çështjet e sundimit të ligjit. Kjo çasje thekson rolin kritik të transparencës, pjesëmarrjes së palëve të interesuara dhe komunikimit efektiv në arritjen e rezultateve të pritura të projektit. Qëllimi i projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë”është, të dizajnoj mjetet që mund të kontribuojnë në krijimin e një hapësire e cila do të lidhë qytetarët më shërbyesit e drejtësisë, e qëdo të rezultojë në përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorine drejtësisë dhe rritjen e besimit të tyre në sistemin e drejtësisë.

 Aktivitetet Kryesore

  • Zhvillimi i strategjisë informuese me mbulim tre vjeçar për Gjykatën Themelore në Prizren
  • Zhvillim i modelit të mjeteve të komunikimit për përdorim të Gjykatës
  • Kampanjë mediale për informim të qytetarëve rreth projektit
  • Zhvillimi i faqes së facebook-ut dhe llogarisë në twitter për projektin
  • Turne edukative në Gjykatë
  • Takime publike me shërbyesit e drejtësisë dhe qytetarët e organizuar
 

Projekti ka ndihmuar Gjykatën Themelore të Prizrenit në strukturimin e njësisë së informimit publik. Konkretisht, gjatë vitit 2014 janë prodhuar disa mjete të komunikimit, përfshi Strategjinë e Komunikimit të Gjykatës (dhe planin e veprimit). Në emër të rritjes së transparencës së Gjykatës, projekti ka ndihmuar në përgatitjen e një spoti informativ televiziv për punën e Gjykatës dhe disa materialeve tjera edukative. Komponentë esenciale e projektit ka qenë edhe lehtësimi i komunikimit të grupeve të komunitetit me shërbyesit e drejtësisë. Disa takime tematike me pjesëmarrje të gjerë janë organizuar për të rritur komunikimin mes qytetarëve dhe Gjykatës, duke e instaluar një praktikë të re në veprimin e këtij institucioni. Zyra për Informim e Gjykatës tashmë operon me një numër mjetesh të përhershme të komunikimit (profilet në mediat sociale, buletini tre-mujor informues, programe ‘vizito Gjykatën’, etj.)

Të arriturat kryesore të projektit gjatë vitit 2014 ishin:

  • Produktet e reja të komunikimit me publikun: spoti televiziv, Strategjia e Komunikimit, buletini tre-mujor informues, programe ‘vizito Gjykatën’, broshura informuese,
  • Rritja e komunikimit mes qyterëve dhe Gjykatës përmes diskutimeve tematike dhe programeve për të vizituar Gjykatën,
  • Transparencë e rritur në punën e Gjykatës si rezultat i krijimit të mjeteve të reja të komunikimit me publikun (informim i rregullt, takime, etj.),
  • Konsolidimi i kapaciteteve të Zyrës për Informim përmes përkrajes së rregullt teknike në përpilimin dhe zbatimin e mjeteve të reja të komunikimit me publikun.
Kordinator Projekti
Valon Xhabali
[email protected]