Programet

Programet

Që nga themelimi më 2006, EC Ma Ndryshe ka qenë aktivisht e përfshirë në përforcimin e qytetarisë aktive për të ndikuar në politikat publike në nivel lokal (komunën e Prizrenit), me fokus të veçantë në politikat kulturore. Organizimi i EC në të ardhmen do të bëhet në bazë të programeve: Qyteti Gjithëpërfshirës, Qeverisja Mirë, dhe Hulumtimi. EC angazhohet për qytetari aktive në formësimin e ambientit jetësor duke nxitur organizim të mirëfilltë të komunitetit, demokratizim të institucioneve dhe pasurim të jetës kulturore në qendrat kryesore të Kosovës, me fokus në Prizren dhe Prishtinë. Ndërsa vlerat të cilat e udhëheqin punën e organizatës janë: paanshmëria, aktivizmi, orientimi drejt rezultateve dhe komuniteti bazë e veprimit.

Hulumtim (prodhim i dijes)

Prodhimi i dijes do të jetë një nnga sferat e angazhimit të përhershëm të organizatës. Duke ndërtuar mbi produktet e hulumtimit të prodhuara në vitet e fundit, organizata do të ndërtojë një sistem të strukturuar të hulumtimit dhe prodhimit të dokumenteve të politikave. Programi i hulumtimit do të forcojë edhe më tutje kapacitetin prodhues të organizatës dhe do të përimirësojë kompetencën profesionale në fushat e ngushta të angazhimit.

Qyteti Gjithëpërfshirës (mobilizim i komunitetit) Mobilizimi i komunitetit përbën thelbin e punës së EC-it. Identieti i organizatës rrjedh nga angazhimi komunitar. Qyteti Gjithëpërfshirës do të jetë programi më i rëndësishëm i organizatës dhe do të përfaqësojë tiparin dallues të EC-it në raport me organizatat tjera të shoqërisë civile. Pjesë e këtij programi do të jenë veprimet që nxisin aktivizmin qytetar në nivel të grupeve të komunitetit (kryesisht lagjet urbane).
Qeverisja e mirë (monitorim dhe avokim) Për t’u siguruar që qeveria lokale vepron në përputhje me kërkesat dhe interesat e grupeve të komunitetit dhe për të mbajtur gjallë presionin publik ndaj autoriteteve, programi i Qeverisjes së Mirë do të strukturohet rreth aktivitetit të monitorimit dhe rolin watchdog të organizatës. Monitorimi është një ndër tiparet më dalluese të punës së EC-it, ndërsa ai është dizajnuar në atë formë që do t’i ushqejë dy programet e tjera të organizatës me informacion të bazuar, të shpejtë dhe kredibil.