Projektet

Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren

Projekti do të implementohet në komunën e Prizrenit, me një shtrirje të përzgjedhur edhe në komunat tjera të rajonit (Dragash, Rahovec, Mamushë, Malishevë dhe Suharekë). Objektivi i përgjithshëm i projektit është t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.

Objektivat specifike të projektit:

  • Të mbështesë komunën e Prizrenit në strukturimin dhe pasurimin e ofertës së saj turistike për përmirësimin e kapaciteteve për pranimin/akomodimin e një numri më të madh të turistëve,
  • Të prezantojë produkte dhe shërbime të reja informative turistike të cilat mbulojnë të gjashtë komunat e Rajonit Ekonomik Jug,
  • Të identifikojë dhe të promovojë potencialin e turizmit kulturor të Rajonit Ekonomik Jug bazuar në trashëgiminë kulturore, ngjarjet kulturore, bukuritë natyrore, kuzhinën vendase dhe shërbimeve përkatëse,
  • Të forcojë bashkëpunimin e operatorëve dhe aktorëve përkatës të turizmit në inicimin e veprimeve të reja të përbashkëta që do të promovonin potencialin turistik të Rajonit Ekonomik Jug,
  • Të mbështesë gjenerimin e punësimit përmes përfshirjes së bizneseve të vogla në ofrimin e shërbimeve turistike në gjashtë komunat e Rajonit Ekonomik Jug.


Me këtë projekt do të realizohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Doracaku i veprimeve
  • Konferenca e lançimit.
  • Aktiviteti i takimit të akterëve
  • Inventarizimi i vendeve të trashëgimisë kulturore
  • Hartimi i teksteve historiografike të vendeve të trashëgimisë
  • Prodhimi i guidave/pakove
  • Përkthimi i produkteve
  • Katalogu i Jugut
  • Guidat turistike elektronike (Ciceroni)
  • Hapja e Info Pikës Turistike
  • Shërbimi i transportit për turistët