Lajmet

Përjashtimi social në shkolla

13 shtator 2018

Sot është realizuar iniciativa e radhës "Përjashtimi social në shkolla", e cila ka dalur si propozim i Era Dakaj, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit. Në kuadër të këtij aktiviteti është shfaqur filmi “Përtej vijave” në shkollën fillore “Emin Duraku” i cili përmban një tematikë mbi parandalimin e ngacmimeve në shkolla. Pas shfaqjes së filmit është mbajtur një diskutim i hapur ku pjesëmarrësit kanë dhënë përshtypjet e tyre mbi filmin e shfaqur e ideatorja ka dhënë detaje si ka ardhur deri tek kjo ide dhe si duhet trajtuar ky fenomen negativ.

EC Ma Ndryshe falënderon nxënësit dhe stafin e shkollës “Emin Duraku” në Prizren si dhe realizuesit e filmit “Përtej vijave” për bashkëpunimin e treguar.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."