Lajmet

Udhëtim virtual në monumentet e trashëgimisë kulturore

14 shtator 2018

Është realizuar iniciativa "Udhëtim virtual në monumentet e trashëgimisë kulturore", me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë mbi vlerat e trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së mesazhit tek institucionet që të ndërmarrin hapa në drejtim të mbrojtjes së objekteve të vjetra të trashëgimisë të cilat janë të rrezikuara. Kjo iniciativë është nisur nga Gresë Toplana nxënëse e Shkollës për Aftësimin e të Rinjve për Aktivizëm në Komunitet, në kuadër të projektit AktRural, në përpjekje të mbrojtjes së ish-objektit të teatrit të fshatit të saj në Kijevë dhe rikthimit të tij në shfrytëzim të qytetarëve.

Në kuadër të këtij aktiviteti është shfaqur një dokumentar me përmbajtje informative rreth objekteve kulturore të rrezikuara si dhe është diskutuar së bashku me pjesëmarrësit se si me anë të aktivizmit mund të arrihet mbrojtja dhe rifunksionalizimi i këtyre monumenteve.

Falënderojmë vullnetarët dhe stafin e Qendra Rinore Malishevë si dhe z. Zymer Zogaj zyrtar i Muzeut të Malishevës për bashkëpunim në realizimin e kësaj iniciative.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."