Lajmet

Mbahet tryeza informuese mbi Shkollën e Aktivizmit

31 gusht 2018

Shkolla e Aktivizmit ka bashkuar në një proces 4 mujor të edukimit dhe aktivizmit 29 pjesëmarrës, nxënës të shkollave të mesme dhe student universiteti, të cilët në bashkëpunim me komunitetin ku banojnë dhe EC-in kanë implementuar idetë e tyre të propozuara.

Sot është mbajtur tryeza informuese e “Shkollës për Aftësimin e të Rinjve për Aktivizëm në Komunitet” organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës’. Në këtë tryezë është bërë një rikapitulim i tërë procesit nëpër të cilin kanë kaluar këta pjesëmarrës, janë prezantuar iniciativat të cilat tashmë janë realizuar dhe ato të cilat janë në proces, si dhe është bërë shpërndarja e çertifikatave për nxënësit e kësaj shkolle.


Pjesëmarrës të kësaj tryeze ishin nxënësit pjesëmarrës të shkollës, përfaqësuesit e institucioneve komunale, përfaqësues të këshilleve të fshatrave, përfaqësues OJQ-ve si dhe përfaqësues te mediave.

Ky aktivitet është përkrahur nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."