Lajmet

Vendosja e ulëseve në fshatin Globoçicë në Dragash

29 gusht 2018

Sot janë vendosur ulëset në rrugën që lidh fshatrat Globoçicë dhe Krushevë, iniciativë kjo e realizuar me propozim të Damir Haljilji dhe Asmir Abdi, nxënës të Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct).


Më herët në këtë rrugë kanë qenë të vendosura ulëse për pushim por ato janë dëmtuar dhe nuk ekzistojnë më. Prandaj për këto dy fshtra është vlerësuar se është shumë e nevojshme vendosja e ulëseve pasi që banorët që lëvizin nga fshati në fshat kanë nevojë të ulen dhe të pushojnë gjatë rrugëtimit.

EC në bashkëpunim me këta nxënës dhe banorët tashmë ka realizuar këtë iniciativë duke vendosur këtë mobiliar në rrugën që lidh këto fshatra.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."