Lajmet

Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë

28 korrik 2018

Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtësor të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes biblotekës së hapur, posterëve informues lidhur me historikun e Lumbardhit  si dhe shtuarjen e hapësirave gjelbëruese.  Këto komponente do të ndihmojnë hapësirën e përbashkët të Kino Lumbardhit të jetë e përshtatshme për shfrytëzim nga të gjitha grupet e komunitetit, e veçanërisht të të rinjve.

Idea për krjimin e një bibloteke të hapur është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë patur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban. Ndër të tjera kjo iniciativë është konceptuar që të ndërlidh në vete thirrjen për dhurimin e librave nga ana e qytetarëve, përzgjedhjen e dizajnit të elementeve të shtuara në hapësirat e Lumbardhit si dhe përzgjedhjen e posterëve informues. Lexo komunikatën.