Lajmet

Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit

29 qershor 2018

EC Ma Ndryshe sot ka organizuar performancën publike “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”. Përmes këtij aktiviteti EC ka shprehur shqetësimin lidhur me shenjëzimin për trashëgiminë kulturore të patrajtuar nga shteti dhe reklamimin e pakontrolluar, që si rezultat kanë sjellë një degradim vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit.

Kësaj performance publike i ka paraprirë një hulumtim, të cilin EC Ma Ndryshe e ka bërë për problematikën në fjalë. Nga ky hulumtim janë identifikuar mbi 200 ndërtesa që kanë tabela dhe reklama që janë në kundërshtim me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Vendimin mbi vendosjen e tabelave dhe reklamave në territorin e qytetit të Prizrenit. Ndërkohë përfitimi i Komunës nga taksat për reklama përgjatë kësaj periudhe ka qenë 0 euro. Vendosja e reklamave të partive politike, bizneseve e organizatave kryesisht është bërë pa pëlqim të organeve të trashëgimisë kulturore.

Për më shumë lexo komunikatën dhe hulumtimin.