Lajmet

Vlerat e ndërtesave konstatohen nga autoritetet e trashëgimisë kulturore

16 maj 2018Tendenca e Komunës së Prizrenit që procesin e vlerësimit të vlerave të ndërtesave të vjetra ta reduktojë vetëm në çështjen teknike të pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes së zyrtarëve të QRTK-së në një takim të një organi komunal është një qasje që duhet të ndryshojë, ngjashëm sikurse edhe mënyra e komunikimit të deritanishëm lidhur me këto çështje.

E dyta, Komuna e Prizrenit qëllimshëm ose jo në sqarimin e vet, nuk i është referuar pjesës tjetër të paragrafit të reagimit të EC-it, ku thuhet se: “Sipas legjislacionit MKRS-ja përkatësisht QRTK-ja përbën autoritetin e vetëm kompetent për vlerësimin e aseteve të trashëgimisë, me ç’rast nuk duhet harruar se edhe përditësimi i listës së përkohshme të monumenteve të mbrojtura është një proces dinamik dhe i vazhdueshëm. Prandaj konstatimi i organeve komunale për mungesën e vlerave të këtyre ndërtesave është i pa bazuar dhe joligjor, për faktin se në vendimmarrje nuk është përfshirë QRTK-ja”. Lexo komunikatën.

 

Shtëpia e familjes Morina (para rrënimit) - Fotografi të realizuara nga një qytetar në Mars, 2018