Lajmet

Nisma e qytetarëve për Kartën e Qytetit "E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit"

09 mars 2018

Sot është mbajtur takimi me komunitetin e të rinjve me qëllim të mbledhjes së të dhënave për përpilimin e Kartës së Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’. Karta e Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’ është dokument i rëndësishëm tashmë i aplikuar ndërkombëtarisht lidhur me të drejtën e grupeve të nënpërfaqësuara të komunitetit në raport me qytetin. Karta e Qytetit siguron gjetjen e mekanizmave të duhur për të siguruar që parimet e së drejtës mbi qytetin të përfshira në këtë dokument të shndërrohen në prioritete dhe politika buxhetore të qeverisjes lokale. Takimet me grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit do të vijojnë në javët në vazhdim paralelisht me dialogun me strukturat e nivelit qeverisës, me qëllim të miratimit të Kartës së Qytetit.


Nisma për Kartën e Qytetit "E drejta mbi Qytetin e Prizrenit" realizohet në kuadër të projektit ‘’Rikthimi i Qytetit, E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren’’. Projekti është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit (fëmijët, të moshuarit, personat me nevoja të veçanta, gratë dhe vajzat, çiklistët, banorët e vendbanimeve joformale) që të gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetin përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit.