Lajmet

KEDS injoron qytetarët

08 mars 2018

Shumë shtylla elektrike janë në gjendje të keqe dhe paraqesin rrezik për banorët e qytetit të Prizrenit. Rruga "Ahmet Prishtina" e cila frekuentohet në baza ditore nga kalimtarët e rastit dhe nga fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën që gjendet pranë kësaj rruge ka disa shtylla që janë në prag të rrëzimit.

Shtylla të vjetruara dhe të dëmtuara janë brengë e madhe edhe për banorët e lagjeve tjera. Banorët e rrugëve "Saraçët", "Kasëm Beg", "Mbreti Zog", "Salajdin Berisha" janë deklaruar se rreziku se këto shtylla do të rrëzohen sa vjen dhe bëhet më i madh. Në lidhje me këto probleme tash e 6 muaj EC me banorët vazhdimisht i është drejtuar KEDS-it duke ia adresuar zyrtarisht problemet dhe duke kërkuar sanimin e gjendjes aktuale të këtyre shtyllave, mirëpo këta të fundit duke qenë në dijeni për rrezikun që janë duke e shkaktuar, kanë vazhduar t’i injorojnë kërkesat tona.

EC i bën thirrje KEDS-it që të marrë parasysh këto kërkesa urgjente dhe sa më shpejtë të realizojë intervenimet në terren duke evituar ndonjë fatkeqësi që mund të shkaktohet nga kjo neglizhencë institucionale.