Lajmet

Rrënohet shtëpia e familjes Hisari

06 mars 2018

Në Qendrën Historike të Prizrenit është rrënuar shtëpia e familjes Hisarit, e cila gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Kjo shtëpi është e listuar në shtojcën II të këtij Ligji përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Aty shkruan se shtëpia e Hilmi Hisarit i takonte shekullit XIX.

Sipas informatave fillestare të marra nga autoritetet lokale të trashëgimisë kulturore shtëpia ka qenë në gjendje jo të mirë për banim. Kësisoj institucionet ëshë dashur që me kohë të angazhohen në dy drejtime: për sigurimin e jetës së banorëve dhe po ashtu për mbrojtjen e monumentit. Gjej komunikatën.