Lajmet

Kuvendi i Anëtarëve 2018

02 mars 2018

Anëtarët e EC mbajtën takimin e rregullt të Kuvendit të Anëtarëve më 28 shkurt 2018. Anëtarët shqyrtuan dhe miratuan unanimisht raportet e punës dhe financiare për vitin 2017, si dhe planet e punës dhe financiare për vitin 2018.  Për Kryesues të ri të Kuvendit të Anëtarëve u nominua dhe u votua Taulant Gutaj, i cili do të mbajë këtë pozitë gjatë tërë vitit 2018. Gjatë këtij takimi poashtu u diskutuan edhe çështje tjera operacionale të organizatës. 


Dokumentet e miratuara nga ky Kuvend mund t'i gjeni më poshtë:
 
Raporti i takimit
Raporti i Punës 2017
Raporti Financiar 2017
Plani i Punës 2018
Plani Financiar 2018