Lajmet

Komuniteti nisë realizimin e vizionit për parkun e fshatit Piranë

11 korrik 2017

Banorët e Piranës kanë nisur realizimin e vizionit për parkun e fshatit, nën udhëheqjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit Z. Skender Elshani. EC ka përkrahur banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për parkun e fshatit, duke e prodhuar projektin e vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të jetë në shfrytëzim të banorëve të fshatit. 

 

Ky version i këtij propozimi është hartuar pas një numri të takimeve dhe shumë diskutimeve me kryesinë e fshatit si dhe grupet e ndryshme të komunitetit të fshatit. Në vizionin e hartuar bazuar në nevojat e banorëve të fshatit, ekspertët e involvuar kanë bërë të ditur se vizioni për parkun e fshatit propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e disa aktiviteteve si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Në kuadër të parkut, do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, kënd të lojërave për fëmijë si dhe disa hapësira për të aktiviteteve të ndryshme. Gjeni  komunikatën dhe posterin final të parkut.