Lajmet

Komuna e Prizrenit përsëri shkel ligjin në Qendrën Historike

13 tetor 2014

Në kuadër të vëzhgimit të zhvillimeve në sferën e urbanizimit të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë javës së kaluar ka hulumtuar rastin e intervenimit në infrastrukturën e rrugës “Marin Barleti”, që shtrihet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit.
 
Në bazë të informatave të marra nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit rezulton se punimet në zonën e Qendrës Historike janë nisur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit pa i siguruar pëlqimet paraprake të këtyre dy mekanizmave, që janë parakusht i domosdoshëm ligjor për tu pajisur me leje ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor. Lexo komunikatën.