Lajmet

Debati “BALLAFAQIM” Prokurimi (jo)publik?

30 shtator 2014

Me 30 shtator në Prizren, Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e gjashtë “Ballafaqim” me temë “Prokurimi (jo)publik” ku folën Isa Osmankaj, Shef i Zyrës së Prokurimit në Prizren dhe Osman Hajdari, anëtarë i Komitetit për Politik dhe Financa pranë KK-së në Prizren. Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike opozitare në Prizren, ndërsa debati u moderua nga gazetari Fisnik Minci.

Fillimisht, debati u fokusua në çështjen e Prokurimit Publik në Komunën e Prizrenit. Në veçanti mbi rrjedhën e procedurave të prokurimit publik, tenderimin e lëndëve, nivelin e profesionalizmit të komisioneve vlerësuese, respektimin e dispozitave të Ligjit të Prokurimit, koordinimin e Zyrës së Prokurimit me institucionet tjera sikurse edhe problematikën e çmimeve dhe moszbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, pavarsimit të zyrës së prokurimit dhe zyrtarëve, mos transparencës dhe mbylljes në tërësi të komisioneve vlerësuese, mos raportimeve të rregullta, problemet në planifkime paraprake, konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm dhe mos respektimit të rekomandimeve të ZAP-it sikurse edhe ruajtjes së parasë publike, trendit të shpalljes së tenderëve para fushatës zgjedhore.